Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Maliqi nuk ka ftohtë, i mjafton një përqafim…

Jonida Maliqi nuk ka ftohtë, i mjafton një përqafim…
November 28
13:13 2016

Dhjetori, përveçse një muaj festiv, sjell me vete të ftohtin e dimrit, megjithatë ndryshe mund ta quajmë muajin e familjes dhe dashurisë.

Dashuria është ajo që ngroh këto ditë të ftohta të kësaj stine dhe këtë na e ka treguar edhe Jonida Maliqi. Këngëtarja ka postuar në Insta Story një foto ku na tregon se ngrohtësia e saj në këto ditë të ftohta është përqafimi i të birit.

Jonida dhe Dan shfaqen duke u përqafuar dhe të dy të kombinuar në veshje. Këngëtarja rrallë poston foto me të birin, megjithatë duhet thënë se duken shumë bukur bashkë./Blitz.al/

jonida-maliqi

Komento
Shperndaje