Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Maliqi kujton kohën kur ishte pa…

Jonida Maliqi kujton kohën kur ishte pa…
February 03
19:25 2017

Ajo është një nga këngëtaret e suksesshme dhe ikonat e modës shqiptare. Jonida Maliqi është komentuar gjithnjë për stilin e saj unik dhe sot është një nga femrat më të ndjekura në Instagram për sa i përket veshjeve që sugjeron në faqen e saj.

Jo më kot Maliqi ka qenë dhe është një nga të preferuarat e stilistëve shqiptarë për të reklamuar veshjet e tyre. Stilisti i mirënjohur Ardi Asllani, 11 vite më parë, një nga fustanet e tij të mrekullueshme ka zgjedhur ta reklamojë në trupin e Jonidës.

Këtë foto Asllani e ka publikuar në rrjetet sociale dhe Jonida ka qenë komentuesja e parë e saj. Ajo është bërë nostalgjike, por nuk ka harruar të nënvizojë edhe një detaj që neve nuk na e kapi syri.

Ajo kujtoi që asokohe nuk e kishte bërë ende tatuazhin në kurriz. Kujtojmë që tatuazhet janë të preferuarit e Jonidës, andaj dhe ka shumë prej tyre në trupin e saj.

Jonida Maliqi 11 vjet më parë

Jonida Maliqi tre vjet më parë

No automatic alt text available.

Komento
Shperndaje