Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Maliqi flet për këngën e Eurovizionit: “Rrënqethem sa herë e këndoj”

Jonida Maliqi flet për këngën e Eurovizionit: “Rrënqethem sa herë e këndoj”
February 10
18:49 2019

Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret më të njohura në vendin tonë. Ajo do të pëfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Eurovizion me këngën “Ktheju tokës”.

Këngëtarja ishte e ftuara e radhës ne barin e emisionit “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ku ka folur edhe për këngën fituese.

Jonida tha se gjithmonë kur e këndon rrënqethet, për mesazhin që ajo ka. Këtë ajo e lidhi me motrën e saj e cila prej vitesh ka emigruar ne Greqi.

“Unë nuk kam bërë prova përpara pasqyrës sepse doja që të ishin emocione unike kur ta këndoja në Festival. Por gjithsesi sa herë që e këndoj unë rrënqethem, trupi kalon në një lloj adrenaline, shkoj në një dimension tjetër. ”

E ngacmuar nga Aulona që ajo nuk është as emigrante duke qenë se kënga ka këtë si mesazh Jonida tha:

“Unë kam motrën, dhe ndoshta kjo ndikon edhe më shumë nga ana emocionle.”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje