Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Maliqi e pranon vetë: “E kam ende problem se çfarë thotë mami”

Jonida Maliqi e pranon vetë: “E kam ende problem se çfarë thotë mami”
February 10
19:04 2019

Këngëtarja Jonida Maliqi është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpeshherë ka postuar video edhe mamanë e saj.  Kjo e fundit gjithashtu është mjaft e pëlqyer nga fansat e këngëtares për natyrën e saj të çlirtër dhe origjinale të të shprehur dhe reagimit në situata të ndryshme.

E ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës Jonida ka treguar nëse e ka ende problem se çfarë do t’i thotë mami i saj për çështje të caktuar edhe pse tani është në një moshë të madhe dhe gjithashtu nënë e një djali. Ajo shprehet se:

“Kam shumë problem kur diskutoj me Xhildën më thotë moj je 35 vjeç.Nuk dua t’i shqetësoj, prindërit e mi më kanë vetëm mua këtu dhe mundohem t’i sjellë sa më pak shqetësime.

Ishte goxha e vështirë në fillime ndërsa tani jam e qetë, nuk abuzoj, nuk i kam daljet e mia të përhershme. Por ka një rast kur mamaja shqetësohet dhe ai është nëse abuzoj me lekët (qesh). – ka përfunduar Jonida.

Por ajo që e vërteton  faktin se Jonida shqetësohet për mendimin e mamasë së saj është një moment kur Fatma e pyet nëse e ka provuar ndonjëherë hashashin dhe Jonida menjëherë i bën thirrja mamasë që mos ta shihte këtë moment.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje