Jonida Maliqi dhe Ledion Liço mendojnë njësoj

September 16
18:37
2016
Në profilin e moderatorit të njohur, Ledion Liço, nuk gjen vetëm foto apo video nga aktivitetet e tij të shumta, por mund të gjesh edhe postime të shprehjeve të ndryshme e domethënëse.
Para pak minutash ai ka postuar një foto në të cilën shkruhet: “Unë ulem dhe vështroj çdo person në jetën time, pavarësisht nëse flasim apo jo. E di çfarë më motivon dhe më mban në humor. Gjithashtu, e di kush flet për mua dhe më qesh në fytyrë. E di kujt t’i besoj dhe me kë të mbaj distancë. Edhe kur nuk them asgjë ose të lejoj të tallesh, unë e di”.
Të njëjtën gjë mendon edhe Jonida Maliqi, e cila nuk ka ngurruar të komentojë në postimin e Ledionit.
“E di! Heshtja vlen ndonjëherë më shumë se fjala”, – shkruan Maliqi në postimin e moderatorit. /Blitz.al/