Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jonida Maliqi bëhet gati për Halloween…

Jonida Maliqi bëhet gati për Halloween…
October 31
20:23 2016

Shumë personazhe kanë postuar kostumet dhe maskat e Halloween-it në rrjetet sociale. Fëmijë e të rritur kanë zgjedhur të maskohen si personazhe të ndryshme për këtë festë.

Festimeve të Halloween-it u është bashkuar edhe këngëtarja Jonida Maliqi. Pak më parë ajo ka postuar në Insta Stories një foto të fustanit që do të veshë sonte.

Jonida është në atelienë e stilistes Enada At Nikolla dhe në sfond shihet një fustan i gjatë i zi, por se çfarë maske ka zgjedhur ajo nuk e dimë ende.

“Gati për sonte”,- shkruan këngëtarja, duke i bashkangjitur këtij shkrimi edhe emoji-n e një kungulli.

Mbetet për t’u parë se në rolin e kujt do të jetë Jonida Maliqi këtë Halloween…/Blitz.al/

jonida

Komento
Shperndaje