Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jona Spahiu rrëfen gjithçka: Njohja me partnerin, shtatzënia dhe detajet mbi bebin

Jona Spahiu rrëfen gjithçka: Njohja me partnerin, shtatzënia dhe detajet mbi bebin
July 12
12:34 2018

Siç dhe tashmë e dini, moderatorja simpatike e “Pa Filtër” në Digitalb, Jona Spahiu është në pritje të ëmbël. Vetëm disa javë më parë ajo organizoi një dasmë shumë të këndshme, duke i dhënë fund beqarisë me partnerin e saj Frenklin. Jona dhe Frenkli zgjodhën Ibiza-n për pushimet e ëmbla pas dasme ndërkohë që tashmë janë duke pritur për momentin e lumtur të ardhjes në jetë të vogëlushit të tyre.

Jona nuk ka dhënë asnjë intervistë për të folur për detaje që kanë lidhje me shtatzëninë, jetën në çift dhe planet që kanë për bebin por këtë ka vendosur ta bëjë mbrëmjen e djeshme teksa ka provuar opsionin më të ri (dhe më fiksues) në Instagram ku ndjekësit mund të të bëjnë pyetje dhe përdoruesit të kthejnë përgjigje.

Duke iu përgjigjur kuriozitetit të fansave lidhur me partnerin dhe shtatzëninë, ne zbuluam disa detaje mjaft interesante nga familja e re e Jonës.

1 – Jona dhe Frenkli janë njohur në ambientet e Digitalb.

2 – Frenkli ka një biznes ku me aparaturat e ndriçimit bëhet pjesë e eventeve më të rëndësishme.

3 – Emri për beben që do të vijë në jetë i është besuar motrës së Frenklit dhe Jona ende nuk ka një ide.

4 – Frenkli ka nisur një arkë kursimi për beben që tani.

5 – Shtatzënia e Jonës ka qenë pa naze, por akulloret që i ka të preferuara ia ka toleruar vetes.

 

Doni më për Jonën, ja jua tha të gjitha…/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje