Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jona Spahiu flet për depresionin pas lindjes së djalit të saj: Kam kaluar momente të çekulibruara

Jona Spahiu flet për depresionin pas lindjes së djalit të saj: Kam kaluar momente të çekulibruara
February 17
16:14 2019

Rreth 5 muaj më parë Jona Spahiu është bërë nënë e një djali.

Moderatorja e njohur dhe partneri i saj Frenklin kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur Raiden.

Jona ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emsionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ku ka rrëfyer se si po e përjeton ajo statuesin e  nënës e sa shumë e ka ndryshuar jetën e saj lindja e vogëlushit.

Siç ndodh shpesh me nënat e reja, ka momente në të cilat ato rëndodhen psikologjikisht dhe përjetojnë atë që quhet depresioni postpartum.

E pyetur nga moderatoret nëse ajo kaloi periudhë të tillë Jona është shprehur se ka patur edhe ajo momente jo fort të mira.

“Kam kaluar momente të çekulibruara, momente që nuk jam ndjerë mirë. Jo shumë njerëz arrijnë ta pranojnë këtë gjë, se kjo u hedh poshtë komoditetet që kanë në jetë apo lumturinë. Por kjo nuk hedh poshtë asnjë lloj gjëje. Unë isha vërtetë shumë e lumtur që solla në jetë një fëmijë, që kisha mundësi për ta rritur ashtu si doja unë. Por kjo gjë ka të bëjë me veten, me hormone e tua. Falë zotit ishte shumë kalimtare, në faza shumë të shkurtra. Rasti më i rëndë ka qenë kur volli më shumë seç unë e kisha parë ndonjëherë të villte edhe filloi duke qarë, nuk kisha asnjë njeri aty rrotull. Dhe nuk dija çfarë të bëja. Unë kam qenë një njeri që e kam patur jetën shumë aktive, dinamike, kisha 7 vite që punoja çdo ditë të jetës sime kështu që të mbyllesha në shtëpi brenda dhomësh për më tepër, dhe të mos bëja asgjë me veten time, jetën time se si më dukej. Tani që e mendoj them mos, ka qenë kalimtare.”,- ka rrëfyer Jona./Blitz.al/

Komento
Shperndaje