Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Joleza Koka i kundërvihet gazetares: “Unë jam me shumë fat!”

Joleza Koka i kundërvihet gazetares: “Unë jam me shumë fat!”
September 28
13:51 2016

Joleza Koka është drejt fundit të mandatit të saj në krye të forumit rinor FRESSH. Gjatë rrugëtimit të saj në këtë pozicion nuk kanë qenë të pakta herët kur ajo është vendosur në shënjestrën e njerëzve për disa lapsuse që mund të ketë bërë në fjalime apo dalje publike.

Mirëpo, këtë herë Koka ka dashur t’i kthejë personalisht përgjigje një gazetareje, Enida Himaj, e cila, duke iu drejtuar kandidatëve për garën e kryetarit të ri të FRESSH-it, është shprehur: “Që mos të kenë fatin e Jolezës, është kjo padyshim një nga sfidat më të mëdha që kandidatët e FRESSH-it kanë”.

Nisur nga kjo Joleza ka reaguar me një status në Facebook duke thënë: “Unë jam shumë me fat që kam 15000 miq në të gjithë Shqipërinë falë aktivizimit në forum; jam me fat që kam një kryetar partie që nuk më ka diktuar asnjëherë se çfarë duhet të them, ndryshe nga pronarët e këtyre gazetareve.

Jam me fat dhe shumë e nderuar që përfaqësoj sot Shqipërinë në Parlamentin Europian në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Të premtoj, e dashur Enida, që nuk dorëzohem dhe do të luftoj edhe për ty, me gjithë forcat e mia, që edhe ne shqiptarët të kemi mundësi të punojmë me dinjitet e të mos kemi nevojë të heqim dorë nga integriteti ynë, nga e vërteta, duke u servilosur apo duke u bërë keq të tjerëve thjesht për të mbijetuar”, – ka përfunduar Joleza, ndërkohë që ka postuar një “selfie” nga një aktivitet në Parlamentin Europian. /Blitz.al/

Shperndaje