Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Johnny Depp: Zgjedhja e Trump-it, katastrofa “biblike” e Amerikës

Johnny Depp: Zgjedhja e Trump-it, katastrofa “biblike” e Amerikës
May 13
16:52 2016

Zgjedhjet presidenciale amerikane, që do të zhvillohen më 8 nëntor të këtij viti, nuk kanë lënë pa përfshirë jo vetëm politikanë e njerëz të thjeshtë, por edhe personazhe të njohur të Hollivudit. I fundit që është përfshirë në këtë “vorbull” është Johnny Depp, i cili është shprehur për një televizion londinez se nëse Trump zgjidhet president, ai do të jetë i fundit i zgjedhur për Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara, në një farë mënyre është edhe emocionuese sepse do të shohim presidentin e fundit të SHBA-së. Asgjë nuk do të funksionojë pas kësaj”, – ka thënë aktori i “Pirattes of Caribbean”.

Kjo nuk është hera e parë që Depp ka shprehur hapur mendimin e tij lidhur me kandidatin republikan Trump, pasi më parë ai portretizoi Donald Trump në një mini-film dokumentar të “Funny or die”, të titulluar “Donald Trump’s The Art of the Deal: The Movie” dhe nuk ishte aspak miqësor në rol.

Komento