Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Johnny Depp ka prova të reja që dëshmojnë se Amber Heard ka gënjyer

Johnny Depp ka prova të reja që dëshmojnë se Amber Heard ka gënjyer
August 09
16:48 2016

Divorci i tyre është diskutuar gjatë në media dhe tashmë Johnny Depp dhe Amber Heard po bëhen gati për përballjen në gjyq. Sipas informacioneve, aktori 53-vjeçar dhe avokatët e tij kanë siguruar mjaftueshëm dëshmitarë dhe prova për të fituar çështjen kundër bashkëshortes 30-vjeçare, Heard.

Sipas TMZ, avokatët e Depp thuhet se kanë një foto komprometuese dhe rreth 24 dëshmitarë për gjykimin,  në mbështetje të pretendimeve të aktorit. Këto prova mendohet se do të hedhin poshtë akuzat e Amber se Depp ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Përveç provave të sipërpërmendura, pjesë e mbrojtjes së aktorit janë edhe dy efektivët e policisë, të cilët kanë bërë kontrollin e shtëpisë pas denoncimit që aktorja Heard bëri, duke pretenduar se Depp e kishte qëlluar në fytyrë me një telefon. Këto informacione vijnë vetëm pak ditë më vonë pasi Amber ka refuzuar të japë dëshminë e saj  në gjykatë ditën e shtunë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje