Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Johnny Depp është duke kaluar një periudhë të keqe pas ndarjes

Johnny Depp është duke kaluar një periudhë të keqe pas ndarjes
August 05
10:03 2016

U fol gjerësisht në media për ndarjen e Johnny Depp nga Amber Heard. Më tepër lajmi i divorcit të tyre u përfol gjatë pasi shkak për këtë u bë një deklaratë në polici e Heard që ajo dhunohej nga aktori.

Megjithatë, edhe pse në dukje pati një “luftë” mediatike mes të dyve – ofendime, injorime dhe fjalë të rënda – sërish burime për “PEOPLE” kanë treguar se në fakt Johnny Depp nuk është aspak i lumtur nga kjo ndarje, madje është duke kaluar një periudhë të keqe pa praninë e Amber-it.

“Depp nuk është në gjendje të mirë, ai thjesht dëshiron që gjithë këto drama të përfundojnë dhe të jetojë i qetë. Divorci i ka lënë pasoja psikologjike”, – kanë thënë burimet pranë aktorit. /Blitz.al/

Shperndaje