Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Johnny Deep flet për depresionin pas divorcit dhe problemet financiare: Çfarë kam bërë për ta merituar këtë?

Johnny Deep flet për depresionin pas divorcit dhe problemet financiare: Çfarë kam bërë për ta merituar këtë?
June 22
17:41 2018

Ylli i “Piratët e Karaibeve”, Johnny Depp ka folur pas shumë kohësh në një intervistë për “Rolling Stone” ku ka  treguar vështirësitë me të cilët është përballur së fundmi; divorci nga Amber Heard apo betejat ligjore me ish-menaxherët e tij.

“Isha shumë i dëshpëruar. Nuk mund ta duroja dhimbjen çdo ditë”, ka thënë ai. Shëndeti i tij emocional nuk ka qenë në gjendjen më të mirë të mundshme teksa e gjeti veten në gjyq, të divorcuar dhe  me një pasuri thuajse të zhdukur.

“Pija  vodka në mëngjes dhe filloja e shkruaja derisa sytë më mbusheshin me lot e nuk mund të shihja më as edhe një faqe. Vazhdoja e mendoja, se çfarë kam bërë për ta merituar tërë këtë? Jam përpjekur të jem i mirë me këdo dhe kam ndihmuar këdo që ma ka kërkuar e kam qenë besnik për të gjithë. E vërteta gjithmonë ka pasur rëndësi për mu dhe tani, ndodhi kjo!”,- ka treguar aktori duke shtuar se shkrimi i jetës së tij në faqet e një ditari e ka ndihmuar që të tejkalojë gjendjen emocionale që e kishte përfshirë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje