Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

John Newman preket sërish nga sëmundja e rëndë

John Newman preket sërish nga sëmundja e rëndë
August 03
13:35 2016

John Newman thuhet se do t’i nënshtrohet një operacioni pasi ka zbuluar se tumori në kokë i është kthyer. Këngëtari 26-vjeçar do të shkëputet nga muzika vitin e ardhshëm  pasi mjekët kanë zbuluar qeliza kanceroze në trurin e tij  dhe i kanë thënë se ka nevojë për radioterapi. Sipas një burimi, tumori është i llojit “benign” dhe nuk ka madhësi të madhe, kështu që operacioni mund të presë deri vitin e ardhshëm. Ka qenë një  burim i afërt me Newman që ka bërë publik lajmin e rikthimit të tumorit për këngëtarin dhe se ai ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë duke e ndarë vetëm me familjarët. Tashmë Newman ka filluar të tregojë duke qenë se do t’i nënshtrohet operacionit dhe terapive jashtë vendit për disa muaj. Kjo është një periudhë e vështirë për të.

Në vitin 2012, John u diagnostikua me tumor në kokë. Një vit më vonë ai tregoi për këtë përvojë të hidhur duke rrëfyer se qelizat nuk ishin të rrezikshme por iu nënshtrua operacionit për të luftuar rritjen e masës së qelizave.

“Unë shkova për vizitë tek okulisti  dhe ai më dërgoi te një neurolog dhe aty m’u dha lajmi se  kisha tumor. Fillova të dridhesha dhe u frikësova”,- rrëfeu këngëtari në një intervistë./Blitz.al/

Shperndaje