Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

John Legend: Në jetën time ka një dashuri të re tashmë…

John Legend: Në jetën time ka një dashuri të re tashmë…
October 07
14:01 2016

John Legend prej muajsh është baba i një vogëlusheje të quajtur Luna. Nëse keni imagjinuar se Legend do të ishte një nga ata baballarë që u këndon fëmijëve para se të flenë apo që flet shumë mbi rolin e tij si prind, se sa të kujdesshëm duhet të jenë baballarët, atëherë i keni rënë pikës.

Këngëtari ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Radio Disney” rreth projektit të tij të ardhshëm, kënga “Love me now”.

“Kënga është në rrymë e ngjashme me këngët paraardhëse të miat. Është shpirtërore, ka shumë muzikantë të njohur në albumin tim dhe unë ende vazhdoj t’i këndoj dashurisë”,- tha ai.

Drejtuesit e emisionit e kanë pyetur se sa ka ndikuar prindërimi në karrierën e tij si këngëtar.

“Natyrisht që ka ndikuar. Tashmë unë kam një dashuri  të re në jetën time përveç bashkëshortes. Ajo është vajza ime Luna. Kështu që unë këndoj pak edhe për të, sigurisht. Këndoj dhe kërcej për vogëlushen time gjatë gjithë kohës. Ajo qetësohet, edhe pse në fakt nuk i di mirë ninullat për fëmijë. Thjesht më duhet të shpik këngë gjatë gjithë kohës”, – është shprehur këngëtari.

Legend ka treguar gjithashtu se kënga e tij e re, e cila pritet të dalë së shpejti, flet për dashurinë që duhet të keni për njerëzit pranë jush, se si ta jetosh jetën deri në fund, të shijosh të sotmen sikur të mos e dini se çfarë e nesërmja do të sjellë. /Blitz.al/

 

Shperndaje