Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

John Legend mban qëndrim: Chrissy, mama zëvendësuese për fëmijën e Kim? Ende nuk kemi diskutuar

John Legend mban qëndrim: Chrissy, mama zëvendësuese për fëmijën e Kim? Ende nuk kemi diskutuar
November 21
10:17 2016

John Legend sapo ka publikuar projektin e tij të fundit me titull “Love me now”, që është pritur shumë mirë nga publiku. Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë pjesëmarrës në American Music Awards për të performuar këngën e re, në të cilën kanë kontribuar edhe bashkëshortja dhe vajza e tij e vogël, Luna. Pak ditë më parë u përfol se bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen, është ofruar vullnetarisht të mbartë në bark fëmijën e tretë të mikeshës së saj Kim Kardashian. Në një intervistë përpara performancës, këngëtari ka treguar mendimin e tij lidhur me këtë çështje.

“Hmm, ne nuk e kemi diskutuar këtë. Do të flasim për këtë pak më vonë”,- është shprehur këngëtari, duke lënë përshtypjen se ndoshta ky vendim mund të ridiskutohet mes çiftit.

Kim Kardashian në episodin e kaluar të “Keeping Up With the Kardashian” rrëfeu se mjekët i kanë treguar se një shtatzëni e tretë mund të jetë mjaft e rrezikshme për jetën e saj. Kështu, Kim ka menduar një tjetër mënyrë për të plotësuar dëshirën e saj, lindjen e një fëmije me ndihmën e një mamaje zëvendësuese. Gjithsesi ky mbetet një lajm ende i pakonfirmuar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje