Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Joe Jonas kapet duke u puthur me aktoren e njohur

Joe Jonas kapet duke u puthur me aktoren e njohur
November 07
13:56 2016

Aktorja e njohur e serialit “Game of Thrones” Sophie Turner  dhe këngëtari Joe Jonas janë kapur duke u puthur në një koncert.  Duket se ata kanë kaluar shumë kohë bashkë në Europë dhe ditën e djeshme, ata janë parë bashkë teksa kanë shkëmbyer puthje në publik, në teatrin “Oude” në Holandë. Një burim ka rrëfyer për “People” se ata ishin shumë të afërt.

“I pashë disa herë teksa shkëmbyen puthje. Ajo ishte shumë e lumtur dhe dukej me të vërtetë shumë e bukur. Mesa duket ata kishin dalë në një takim në çift dhe ishin të afërt me njëri-tjetrin. Fansat i njohën dhe u kërkuan të bënin foto me ta. Jonas u shkëput një moment dhe bëri disa fotografi”,- është shprehur burimi.

Kjo nuk është hera e parë që 27-vjeçari Jonas dhe 20-vjeçarja Turner shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata e kaluan bashkë festën e Halloween-it dhe këngëtari i DNCE-së ishte maskuar si një dalmat, ndërsa aktorja angleze si një lepurushe./Blitz.al

joe-jonas-sophie-turner-b joe-jonas-sophie-turner-a

 

Komento
Shperndaje