Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo vetëm këngëtare, edhe imituese shumë e mirë!

Jo vetëm këngëtare, edhe imituese shumë e mirë!
May 03
18:09 2017

Shumë personazhe të njohura të showbiz-it nuk janë vetëm këngëtare, por edhe imituese shumë të mira.

Të shkosh në koncertet e tyre nuk do të marrësh vetëm kënaqësi nga këngët apo performancat e tyre, por edhe një “spektakël” imitimesh. Fundja, artistët dinë gjithmonë të na mahnisin.

Por cilat janë këto artiste të njohura që dinë të jenë edhe aktore, përveçse këngëtare?

 

  1. Aurela Gaçe

Aurela nuk është një emër i panjohur për sa u përket imitimeve. Në çdo dalje të saj në skenën e “Crazy Calvin”, këngëtarja e njohur jo vetëm këndonte, por edhe imitonte një sërë personazhesh të njohura, si Parashqevi Simakun, mikeshën e saj të ngushtë, Eli Farën, këngëtarin e ndjerë Françesk Radin, Irini Qirkajon etj. Jo vetëm në “club”-e, por edhe në spektakle humori, Aurela ka treguar se është një imituese që s’njeh konkurrencë.

 

  1. Flaka Krelani

Në të vërtetë, Flaka ka treguar se është një imituese mjaft e mirë në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”. Ajo, madje, është pretendentja kryesore për të fituar këtë kompeticion në “Tv Klan”. Veçojmë këtu imitimin që ajo i bëri Adelina Ismajlit, duke i vënë vulën talentit të saj si një imituese e shkëlqyer

 

  1. Eneda Tarifa

Eneda është një tjetër emër që i shtohet listës së imitueseve të këtij artikulli. Dhe kjo nuk është pa prova. Tarifa tregoi se ishte një imituese mjaft e mirë në një puntatë të emisionit “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, ku imitoi një nga këngëtarët e tallavasë. Gjithashtu, Eneda tregon se di të jetë një aktore e mirë edhe në dalje të tjera publike, qofshin këto në emision apo në skenë. Mos të harrojmë edhe rolet që ka luajtur në “Portokalli”!

 

  1. Ronela Hajati

E ftuar në emisionin, “Xing me Ermalin” Ronela imitoi mjaft nga koleget e saj, si Aurela Gaçen, Bleona Qeretin etj., duke na thënë, në një farë mënyre, se nuk di vetëm të këndojë, por edhe të aktrojë shumë mirë.

Jemi shumë kuriozë të shohim më tepër nga Ronela për sa i përket imitimit, sepse jemi të sigurt që do të na bëjë të qeshim me lot.

 

  1. Rozana Radi

Rozana i tregoi publikut se është një imituese mjaft e mirë në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”, ku imitoi një sërë personazhesh të njohura. Fundja, kjo nuk është një gjë e re nga Rozi, sepse përveçse ka një sens të paparë humori, është edhe një aktore shumë e mirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje