Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo vetëm jeta por edhe nënshkrimi Meghan Markle ndryshoi qëkur u bë dukeshë

Jo vetëm jeta por edhe nënshkrimi Meghan Markle ndryshoi qëkur u bë dukeshë
July 12
14:19 2018

Një ekspert i shkrimit të dorës analizon si ka ndryshuar nënshkrimi i Meghan Markle-it që kur u bë dukeshë.
Gjithçka në jetën e Meghan Markle ka ndryshuar qëkur ajo nisi një lidhje me Princin Harry. Mënyra e saj e jetesës ka ndryshuar totalisht, veshja, komunikimi e madje edeh firma e saj ka pësuar një ndryshim të dukshëm që edhe një sy i lehtë mund ta dallojë. Nënshkrimet kanë më shumë rëndësi sesa pjesa tjetër e dorëshkrimit të një personi. Kathi McKnight, i cili ka pothuajse 30 vjet eksperiencë në interpretimin e dorëshkrimit ka vlerësuar ndryshimin e firmës së Dukeshës së Sussexit. Ai është shprehur se firma është si një formë vule personale si një fotografi pushteti e një shkrimtari.
Ai ka analizuar firmën e Meghanit duke treguar se tashmë që ka statusin e dukeshës firma e saj është më e rregullt dhe elegante.
Si dukeshë, Meghan merr më shumë kohë duke nënshkruar emrin e saj, siç dëshmohet nga shkalla e lexueshmërisë: ekziston një E, G, H dhe A në të! – dhe tregon vetëkontroll. Ngadalësimi është një mënyrë për të treguar respekt për lexuesit.
Ajo gëzon formalitete, është e stilit të lartë, elegante dhe e lëmuar, me një prirje për të qenë profesioniste e përkryer. Gjithashtu ka simetri në nëshkrimin e saj.
“Duke mbuluar shkrimin tuaj të dorës është një mënyrë për të mbuluar veten – është një mënyrë për vetë-mbrojtje,”,- ka thënë eksperti.
Shikoni mënyrën që ana e djathtë e” M” ulet poshtë linjës, ndryshe nga nënshkrimi i saj i vjetër? Kjo mund të tregojë disa emocione të thella për diçka,” ,- përfundon Mcnight./Blitz.al/

Komento
Shperndaje