Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo të gjitha dashuritë e Big Brother-it zgjasin përgjithmonë… Ndahen Xheni dhe Benardi?!

Jo të gjitha dashuritë e Big Brother-it zgjasin përgjithmonë… Ndahen Xheni dhe Benardi?!
October 18
10:55 2017

Xheni dhe Benardi kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur gjatë këtij Big Brotheri. Ata filluan të bashkëjetonin pas daljes nga shtëpia dhe momentalisht janë pjesë e kastit të “Dance with me 4”.

Por duket se çifti nuk është në një periudhë shumë të mirë. Duke kontrolluar Instagram-ët e secilit prej tyre, shohim se ditëve të fundit nuk kanë bërë asnjë postim me njëri tjetrin. Madje Xheni është në shoqërinë e mikeshave të saj, e Benardi të miqve. Një tjetër detaj është se ata kanë lënë në Instagram, vetm fotot që kanë në “Dance with me”, duke fshirë të gjitha fotot e tjera që kishin bashkë..

Ajo ç’ka na konfuzoi më tepër është fakti se Xheni ka publikuar në Insta Story një foto ku shkruhet : “The End” (Fund).

Pra çifti është ndarë? Ose kjo është thjesht një grindje momentit,pasi të gjithë e dimë se Xheni e Benardi përveç se duheshin shumë, ziheshin shumë.

Gjithësesi nuk na mbetet gjë tjetër, veç se të presim një konfirmim nga vetë çifti./Blitz.al/

Komento
Shperndaje