Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo më një ish banor, tashmë edhe këngëtar! Damiano publikon klipin e parë “Dashnia”

Jo më një ish banor, tashmë edhe këngëtar! Damiano publikon klipin e parë “Dashnia”
September 23
18:19 2017

Damiano Agalliu ka qenë një ndër personazhet më të përfolur në shtëpinë e Big Brother por edhe jashtë saj.

Pak kohë më parë ai kishte lajmëruar nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale se do të lançonte klipin e tij të parë. Gjë e cila solli mjaft komente pozitive por edhe negative. Damiano këngëtar?! Fillimisht kjo gjë u pa me hije dyshimi, por mund të themi se ai ja doli!

Vetëm pak më parë ai ka publikuar klipin e tij të parë “Dashnia”.  Jeni të dashuruar apo të lënduar? Keni dashuruar dhe tani ka mbaruar? Epo, është  e sigurt që në këngën e re të Damianos do të gjeni veten.

Klipi është realizuar në Kosovë dhe ajo ç’ka na bën përshtypje është fakti se Damiano nuk ka zgjedhur disa balerina shoqëruese por vetëm një vajzë mjaft simpatike. E veç kësaj e ka xhiruar në ambiente të qeta, pikërisht në ato vende ku do të donte të qëndronte çdo i dashuruar. Nëpërmjet këtyre detajeve  ai  transmeton mjaft qartë mesazhin e këngës.

“Dashnia” i thotë të gjitha, kështu që nuk na mbetet gjë tjetër të themi ne, veç se: ndiqni klipin.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje