Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo çdo gjë shkoi mirë, edhe pse fitoi një Oscar aktorit të njohur nuk ju nda “tersi”

Jo çdo gjë shkoi mirë, edhe pse fitoi një Oscar aktorit të njohur nuk ju nda “tersi”
February 25
11:59 2019

Ceremonia e çmimeve Oscar ishte një natë për tu mbajtur mend për Rami Malek, pasi fitoi çmimin si “Aktori më i mirë protagonist” për rolin në filmin “Bohemian Rhapsody”, por jo vetëm për këtë.

Edhe pse ai u vlerësua maksimalisht për portretizimin e Freddie Mercury në këtë projekt kinematografik, mbrëmjen e djeshme aktorit të njohur nuk ju nda “tersi”. Fillimisht për veshjen e tij, pasi dukej sikur papioni i kostumit nuk qëndonte asnjëherë siç duhej, dhe për këtë ju desh ndihma e disa kolegëve:

Gjithsesi kur pranoi çmimin, sërish papioni nuk ishte i vendosur siç duhej:

Gjithsesi momenti kur Rami me siguri e kuptoi që “e kishin marrë në sy” ishte pasi pranoi çmimin dhe u rrëzua nga skena. Fillimisht kjo ngjarje nuk u pa në transmetimin direkt, por më pas dolën fotot e momentit kur ai humb ekuilibrin dhe rrëzohet. Mjekët e pranishëm në ceremoniu u treguan të shpejtë për ta ndihmuar, pasi dukej sikur ai ishte lënduar dhe e ulën në rreshtin e parë të karrigeve. Megjithatë më vonë u konfirmua që nuk kishte pasur asnjë lëndim, kështu që tani mund të qëshim me reagimin që ka bërë aktori në momentin e sikletshëm dhe me faktin që për asnjë moment nuk e lëshoi statujën e artë nga dora, sikur po e ruante që mos ja merrnin:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje