Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

JLo detyrohet të fshijë statusin në Twitter. Zbuloni arsyen

JLo detyrohet të fshijë statusin në Twitter. Zbuloni arsyen
July 14
16:38 2016

 

JLo ka bërë dy hapa para dhe një hap gjigant pas.

Teksa po promovonte këngën e saj të re, dedikim për viktimat në Orlando, “Love Make the World Go Round”, Jennifer Lopez bëri hashtag-un #AllLivesMatter.

Bashkangjitur me këtë hashtag, këngëtarja postoi edhe një foto teksa po performonte me Lin-Manuel Miranda këngën në fjalë në emisionin “Today”.

Kjo nuk është mirëpritur nga ndjekësit e këngëtares, pasi #AllLivesMatter është kundër-argumenti që përdoret kundër lëvizjes #BlackLivesMatter. Pra, jeta e personave me ngjyrë nuk merr kurrfarë vlere.
Kaq ka mjaftuar që ndjekës të ndryshëm ta detyrojnë këngëtaren e “On The Floor” ta fshijë përfundimisht statusin në Twitter dhe të postojë një tjetër, por pa hashtag-un #AllLivesMatter

Epo, JLo duhet të mësojë të përditësohet me informacionet më të fundit të ngjarjeve që ndodhin në SHBA.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje