Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Jeta pas humbjes së të atit, flet Afërdita Dreshaj

Jeta pas humbjes së të atit, flet Afërdita Dreshaj
January 11
16:30 2019

Afërdita Dreshaj është një ndër personazhet e showbizz-it që gjithnjë ka ngjallur interesin e publikut. Ditën e sotme, ajo i është përgjigjur pyetjeve të tyre në InstaStory.

“Sa e vështirë ka qenë për ty të realizosh ëndrrat pa babain?”- është pyetur nga një prej ndjekësve.

“Wow! Ëndrra e babait tim ishte që unë të bëhesha një këngëtare, kur isha 12 vjeç (ishte ende gjallë). Atëherë më mori që të regjistroja këngën time të parë… Pasi ndërroi jetë, ishte shumë e vështirë të vazhdoja por duhet t’i tregoja atij që do të vazhdoja ëndrrën e tij dhe timen. Mamaja ime është gruaja më e fortë dhe ajo më dha një palë tjetër krahë që të vazhdoja.”- ka treguar Afërdita.

Më pas ajo ka treguar që e gjithë buzëqeshja e saj vjen nga mamaja, vëllai, motra dhe bashkëshorti i saj. /Blitz.al/

Share