Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeta e Rihanna-s, tani një film

Jeta e Rihanna-s, tani një film
April 13
20:17 2016

Nëse e ndiqni Rihanna-n në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, mund të mendoni se dini çdo gjë nga jeta e saj. Por regjisori Peter Berg nuk mendon kështu. Ai ka treguar për “Deadline” se ka më shumë për të treguar për jetën e këngëtares së  “Work”. Berg ka themeluar së fundmi kompaninë filmike “Film 45”, që merret me prodhimin e filmave pa skenar.

“Duke ndjekur këtë yll ndërkombëtar teksa  ngjit shkallët e suksesit si artiste apo edhe si grua në biznes, ne do të bëjmë një film mbi të, duke treguar të vërtetat e pacensuruara të saj”, – është shkruar në site-in zyrtar të “45 Film”, ku premtohet se filmi do të vijë shumë shpejt.

Berg, i cili është regjisor i filmit të parë të Rihanna-s, “Battleship”, është shprehur optimist lidhur me këtë projekt duke thënë se një film mbi një artiste në kulmin e karrierës do të prodhojë sukses.

Filmi pa skenar mbi jetën e Rihannës është i dyti i këtij lloji, pas filmit dokumentar të Bob Dylan, të titulluar “Don’t Look Back”.

Etiketimet
Shperndaje