Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeta e John Lennon tashmë një histori në librat komikë

Jeta e John Lennon tashmë një histori në librat komikë
October 11
13:36 2016

Tashmë jeta e njërit prej pjesëtarëve të një prej grupeve më të famshëm në botë, “The Beatles”, John Lennon, do të jetë një histori për librat komikë.

“New York Comic Con, IDW Publishing” ka treguar një novelë grafike, e cila fokusohet e gjitha në jetën e Lennon.

Ky do të jetë një vazhdim i novelës së vitit 2010 nga shkrimtari francez, David Foenkinos, i cili e tregoi historinë e anëtarit të “The Beatles” në një marrëdhënie me një terapist imagjinar. Këtë herë, novela do të “udhëtojë” përmes fëmijërisë, famës, karrierës solo dhe martesës me Yoko Ono të të ndjerit.

Libri dhe historia e tij do të vijnë për publikun në maj të 2017-s. /Blitz.al/

Shperndaje