Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jessica Alba feston ditëlindjen. Ja si e ka uruar bashkëshorti…

April 29
14:03 2016

Aktorja bukuroshe, Jessica Alba, e njohur për rolet e saj në shumë filma dhe bukurinë që e kategorizon si një nga femrat më të bukura të Hollivudit, ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të. Një urim i veçantë ka qenë ai i të dashurit të saj të zemrës, Cash Warren.  Bashkëshorti i ka dedikuar një shkrim tepër emocionues në faqen e tij të Instagram-it, duke deklaruar dashurinë e tij të madhe ndaj nënës së dy fëmijëve: “Kur jam me ty unë ende kam flutura në stomak. Ende zgjohem në mesin e natës dhe buzëqesh, sepse të kam ty pranë. Unë ende frymëzohem nga ty. E vetmja gjë që ka ndryshuar që nga dita e parë që jemi takuar është vetëm mosha jonë. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime e ëmbël!” – ka shkruar producenti i filmave.

Ata janë martuar në vitin 2008 dhe nga kjo martesë kanë 2 vajza:  Honor Marie dhe  Haven Garner Warren. Në foton e mëposhtme do të gjeni postimin e plotë të Cash Warren.

Etiketimet
Shperndaje