Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jessica Alba do t’ju habisë në këtë video…

Jessica Alba do t’ju habisë në këtë video…
July 05
19:49 2016

Eleanor Roosevelt, bashkëshortja e presidentit të parë Franklin Roosevelt dhe një aktiviste e njohur për të drejtat e grave, ka qenë një figurë e rëndësishme në histori. Në kujtim të saj është bërë dhe filmi me titull “Dear Eleanor”. Në këtë film luajnë aktore të njohura si Jessica Alba, Liana Liberato, Isabelle Furman.

Dy vajza nisen në një udhëtim me shpresën se do të takojnë heroinën e tyre, Eleanor Roosevelt. Këto vajza duhet të shmangin prindërit e tyre, policinë dhe shumë pengesa të tjera në rrugën për të gjetur idhullin. Në një skenë të veçantë të filmit, vajzat marrin pjesë në një audicion ku një nga hallat e tyre, e cila luhet nga Jessica Alba, hyn menjëherë në dhomë për të provuar të këndojë.  Ajo është  e papërgatitur dhe e lodhur. A do të ketë një zë që të fitojë vëmendjen e agjentëve pa marrë parasysh që nuk është përgatitur? Por nuk është kjo e rëndësishmja. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është interpretimi fantastik i Jessica Alba-s, të cilin do të keni mundësi ta ndiqni në videon më poshtë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje