Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jenniffer Lopez provokon Di Caprion. Ja si i përgjigjet ai

March 30
10:32 2016

Jenniffer Lopez

Jenniffer Lopez
Picture 1 of 4

 

Jenniffer Lopez ka marrë një mësim që ndoshta do ta mbajë mend për një kohë të gjatë: Të mos ia besoj askujt telefonin e saj, aq më pak James  Corden.

46-vjeçarja ka marrë pjesë në puntatën e parë të “Carpool session” nga James Cordan, të transmetuar mbrëmjen e së martës. Mesa duket, Cordan i ka bërë një lojë yllit të popit gjatë intervistës me të. Gjthçka filloi kur ai e pyeti se cilët të famshëm mund të gjejmë në listën e kontakteve të saj dhe ajo menjëherë i përmendi disa të tillë, si Demi Lovato, Bradley Cooper, Iggy Azalea. “Ky është telefoni më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time”,- iu drejtua Corden. “Më lejoni t’i hedh një sy.  A mund t’i dërgoj dikujt nga lista jote një mesazh?”

“Kujt?”- iu kthye këngëtarja. “Çdokujt, a mund t’ i dërgoj një mesazh Leo Di Caprios?” Kështu menjëherë ai formuloi fjalinë: “Ndiej se kam nevojë të çlirohem. Ke ndonjë sugjerim? J.Lo.”

Edhe pse përgjigjja rrufe ishte: “Jo, nuk mund ta dërgosh”, ai nuk ngurroi të shtypte butonin “send” dhe këngëtares tashmë i duhej të gjente një shpjegim për të sqaruar mesazhin e çuditshëm.  Por çudia e vërtetë ndodhi pak më vonë, pasi pavarësisht situatës, Jenniffer-it iu kthye një përgjigje: “E ke fjalën për sot?” Kjo ishte tepër argëtuese, sipas 46- vjeçares, pasi ai vërtet mendonte se ai mesazh ishte shkruar prej saj.  Ndoshta duhet ta shihni edhe ju puntatën, ishte mjaft interesante.

Komento
Etiketimet
Shperndaje