Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jenniffer Lopez: “Dua një burrë që ta kem për gjithë jetën”

April 14
11:01 2016

1

1
Picture 1 of 2

Jenniffer Lopez ka dhënë një intervistë interesante dhe të sinqertë për “W”, për kopertinën e muajit Maj 2016, ku është rrëfyer rreth pakënaqësive dhe dështimit të martesës, ndarjen nga bashkëshorti i saj i tretë, Marc Anthony. Duke kujtuar njëkohësisht dhe lidhjet e saj të mëparëshme me Sean “Diddy” dhe Ben Affleck, biseda është zhvilluar më shumë rreth bashkëshortit të saj të fundit.

“E kam bluar gjithçka për një kohë të gjatë”, ka thënë 46 vjeçarja për revistën. “Në një pikë të caktuar, njerëzit të respektojnë më shumë kur prek fundin, por di të ngrihesh sërish. Sa më shumë të jesh vetvetja aq më shumë t’i festojnë triumfet. Kur vjen fjala tek puna, unë kurrë nuk ndjej lodhje, por me dështimet personale, ka ndodhur që kam menduar dhe thënë se është e vështirë.”

Këtu përfshihet prishja e martesës së saj prej 7 vitesh me 46 vjeçarin Anthony. Çifti kanë dy binjakë tashmë 8 vjeç, Emme dhe Max. Ata janë ndarë në vitin 2011 dhe e kanë finalizuar përfundimisht divorcin në vitin 2014. “Kur martesa ime mori fund, nuk ishte e thjeshtë të gjeja faljen. Kjo nuk ishte ëndrra në të cilën kisha shpresuar. Ishte më e thjeshtë të gjeheshin flakët e pakënaqësisë, zhgënjimit dhe zemërimit. Por Marc është babai i fëmijëve të mi dhe kjo nuk ka për të ndryshuar kurrë. Më duhet të përpiqem t’i bëjë gjërat si duhet dhe kjo është puna më e vështirë që më duhet të bëj. Kam qëndruar në atë lidhje për shtatë vite, edhe pse e kisha kuptuar shumë herët se nuk ishte një gjë e drejtë” , ka thënë Lopez.

Ata të dy vazhduan jetën e tyre pas ndarjes. Jennifer ka patur një marrdhënie me Beau “Casper” Smart, që nga viti 2011, ndërsa Anthony është martuar sërish, për të katërtën herë, me Shannon De Lima, në vitin 2014. “Unë ende mendoj të martohem një ditë dhe të kem për gjatë gjithë jetës në vazhdim dikë pranë. Më pëlqen filmi “The Notebook” dhe një ëndërr e imja është të plakem me dikë pranë vetes.”

Por intervista ka përshirë gjithashtu dhe disa tema interesante rreth seksit, si për shembull se kërcimtarët janë më të mirë në shtrat ndërsa muzikantët janë shumë egoist, duke i konsideruar si shumë të shqetësuar me veten për të qenë më të mirët në shtrat. Jenniffer kishte dhe një përgjigje për të gjithë ata që mendonin se brenda saj ka vetëm bukuri dhe pak tru.

“Njërëzit mendojnë se unë jam e këndshme, por ende surprizohen kur unë tregoj zgjuarsi. Kjo është një botë meshkujsh dhe njerëzit ende nuk e vlerësojnë njësoj femrën si mashkullin. Më duket sikur duhet vazhdimisht ta provoj se kush jam. Nëse një burrë bën diçka mirë, e quajnë gjeni. Femrave u duhet të bëjnë diçka që lë shenjë  për të disatën herë që të quhen kështu. Njerëzit më nënvlerësojnë. Ata gjithnjë e kanë bërë, edhe pse për mua është kënaqësi t’ua provoj se e kanë gabim.”, ka përfunduar këngëtarja.

Komento