Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Lopez në një album të ri me… Marc Anthony!

Jennifer Lopez në një album të ri me… Marc Anthony!
October 06
17:55 2016

Jennifer Lopez po punon për një album të ri dhe këtu nuk ka asgjë për t’u habitur pasi të gjithë këngëtarët dhe artistët janë gjatë gjithë kohës duke regjistruar këngë e albume të reja.

Ajo që na ka bërë përshtypje është fakti se ky album është i gjithi në spanjisht dhe producenti kryesor për këtë projekt është… Marc Antony.

Kjo është bërë e ditur nga Billboard, që ka treguar edhe se kënga e parë nga ky album do të publikohet në mëntor, kurse i tërë projekti do të publikohet në vitin 2017.

“Jam shumë e emocionuar që po ngre lart rrënjët e mia latine me Marc Antony-n dhe familjen Sony/Magnus”, – ka deklaruar Lopez.

Jennifer dhe Marc u ndanë nga njëri-tjetri në vitin 2011, por kjo s’i ka ndaluar dy ish-bashkëshortët të punojnë së bashku. /Blitz.al/

Shperndaje