Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Lopez “i shpreh dashurinë” Drake në “Grammy Awards”

Jennifer Lopez “i shpreh dashurinë” Drake në “Grammy Awards”
February 13
15:52 2017

Javë më parë, Hollywood-i “gumëzhiu” nga lajmet për marrëdhënien që këngëtarja e njohur Jennifer Lopez dhe reperi Drake patën me njëri-tjetrin.

Ashtu siç ndodh shpesh në lagjen më të famshme të globit, Hollywood, ndarjet vijnë më shpejt se bashkimet, edhe lidhja e reperit me këngëtaren u përfol se kishte mbaruar.

Por J.Lo u pyet mbrëmjen e kaluar në lidhje me reperin e “Hotline Bling” dhe përgjigjja e këngëtares ishte mjaft surprizuese.

“E dua Drake! Ai është kaq brilant, i talentuar dhe i paparë”, – ka thënë këngëtarja e “On The Floor”. Për sa i përket bashkëpunimit me të, Jennifer është shprehur: “Po, ne kemi bërë një këngë bashkë. Madje, kemi dalë shpesh bashkë dhe ia kemi kaluar shumë mirë. Kam shumë dashuri për atë djalë”.

Kështu, Lopez i “fryu” sërish zjarrit në lidhje me Drake, por se kur do të mësojmë të vërtetën, do të na duhet të presim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje