Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Lopez drejt altarit për herë të dytë!

Jennifer Lopez drejt altarit për herë të dytë!
May 18
15:22 2018

Ndarja e këngëtares së famshme, Jennifer Lopez me këngëtarin latin, Marc Anthony bëri goxha bujë për shkak se çifti ishte bashkë prej vitesh dhe kishte edhe fëmijë nga martesa.

Ama, Marc dhe Jennifer u ndanë në vitin 2011 duke ruajtur sërish marrëdhënie të mira me njëri tjetrin.

Tashmë, këngëtarja e ‘On The Floor” është në një histori dashurie me Alex Rodriguez, por marrëdhënia e tyre nuk do të mbetet vetëm në kuadrin e një lidhjeje.

Burime pranë mediave të njohura kanë treguar se çifti do të shkojë shumë shpejt drejt altarit në një ceremony mjaft të bujshme.

Miqtë e çifti kanë rrëfyer se Alex shumë shpejt do t’i propozojë JLo-s dhe brenda vitit mund të kemi ceremoninë e 2018-ës.

Epo, bëhuni gati se paskemi dasmë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje