Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Lopez do të martohet me Alex Rodriguez, por më parë do të mbrojë paratë nga ai

Jennifer Lopez do të martohet me Alex Rodriguez, por më parë do të mbrojë paratë nga ai
April 12
14:23 2017

Gjërat janë duke u bërë serioze mes këngëtares së njohur dhe atletit Rodriguez. Lidhja e tyre nisi vetëm pak muaj më parë, por duket se gjithçka ka marrë një tjetër rrjedhë pasi po flitet për martesë.

Një burim është shprehur se diskutimet e para kanë filluar, madje po përflitet edhe për nënshkrimin e  një kontrate paramartesore.

Jennifer ka arritur të fitojë rreth 360 milionë dollarë nga puna e saj si këngëtare ndërsa atleti me një karrierë një dekadë ka grumbulluar rreth 400 milionë të ardhura.

“Jennifer jo vetëm që dëshiron të mbrojë të ardhurat, por edhe të sigurojë të ardhmen e fëmijëve”,- thotë burimi.

“Alex, nga ana tjetër, ka grumbulluar shumë para ndaj kontrata është e rëndësishme për të. Ata vërtet duan të martohen, megjithatë ajo nuk dëshiron që të ketë fëmijë dhe kjo është arsyeja përse lidhja me Drake nuk funksionoi”.

Duket se shumë shpejt kemi dasmë!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje