Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Jennifer Lopez “braktis” Drake? Fotografohet në krah të ish-të dashurit

Jennifer Lopez “braktis” Drake? Fotografohet në krah të ish-të dashurit
February 02
12:47 2017

Një ditëlindje ka ulur në një tavolinë dy ish-të dashur, Jennifer Lopez dhe Casper Smart. Ata kanë qenë në El Floridita në Hollywood dhe janë parë duke biseduar dhe qeshur me njëri-tjetrin.  Ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre verën e vitit 2015. Prej kohësh flitet se J.Lo është duke dalë me reperin e njohur Drake. Një burim është shprehur se pavarësisht gjithçkaje ata kanë kaluar, kanë vendosur të mbeten miq të mirë dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.

“Mos u trembni! J.Lo dhe Drake janë bashkë”,- ka thënë burimi.

Kujtojmë se këngëtarja u lidh me Casper, i cili ishte kërcimtar i stafit me të cilin ajo punon, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Marc Anthony. Ata kanë qenë në një lidhje për katër vite./Blitz.al/

 

Share