Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Lopez, Alex Rodriguez dhe arratisja e tyre romantike në Bahamas

Jennifer Lopez, Alex Rodriguez dhe arratisja e tyre romantike në Bahamas
March 13
08:18 2017

Drake është përfundimisht jashtë jetës së J. Lo.

Këngëtarja dhe i dashuri i saj i ri Alex Rodriguez janë fotografuar teksa niseshin për një fundjavë në ‘parajsë’. Ata janë nisur të premten në darkë për një udhëtim në Bahamas me jahtin privat të Alex.

Ata kanë kaluar disa ditë të këndshme në një vilë private, larg vëmendjes së njerëzve të zakonshëm dhe paparacëve. Burime për mediat e huaja bëjnë me dije se ata tashmë janë një çift, por janë duke i marrë gjërat lehtë sepse ende nuk kanë vendosur nëse do të jenë një çift në plot kuptimin e fjalës apo gjithçka do të mbetet te flirti. Tani për tani ata janë duke e shijuar kohën që ndajnë bashkë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje