Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Lawrence: Prej kohësh nuk ndiej prekjen e një mashkulli…

Jennifer Lawrence: Prej kohësh nuk ndiej prekjen e një mashkulli…
April 29
11:58 2016

Në një intervistë të dhënë së fundmi në premierën e dokumentarit “A beautiful planet”, aktorja simpatike Jennifer Lawrence ka folur edhe për jetën e saj private dhe për marrëdhëniet me meshkujt:

“Çfarë do të thotë të dalësh me meshkujt?” – ka thënë ajo duke qeshur.

I habitur nga kjo përgjigje, intervistuesi A.J. Calloway e pyet 25-vjeçaren nëse ishte duke bërë shaka.

“Jo, nuk po bëj shaka. Është vërtet e trishtueshme. Në fakt nuk e kam ndier prekjen e një mashkulli…” – përgjigjet ajo, për të filluar sërish të qeshë bashkë me gazetarin.
Në gushtin e vitit të kaluar, burime të ndryshme i thanë revistës “People” se Jennifer Lawrence dhe Chris Martin ishin ndarë sërish, pas lidhjes së tyre në vitin 2014.

Përveç kësaj, aktorja ka folur edhe rreth përpjekjeve të saj për të ndryshuar mënyrën se si diskutohet rreth pamjes fizike.
Ajo shprehet se së bashku me kolegen e saj Amy Schumer shpesh gjykohen rreth ushqimit dhe përmasave XL:

“A nuk do të ishte më mirë sikur të jetonim kështu të qeta, pa menduar për komentet? Ky është një diskutim i bezdisshëm që bëhet rreth pamjes fizike. Është e rëndësishme të thuhet se ka plot mënyra për të qenë e bukur e për këtë, mua dhe Amy-t na vjen për të qeshur sa herë biem pre e sulmeve të tilla”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje