Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Garner tregon se si u mëson vlerat fëmijëve të saj

Jennifer Garner tregon se si u mëson vlerat fëmijëve të saj
October 27
13:06 2016

Jennifer Garner është nënë e tre fëmijëve dhe sigurisht që për të duhet të jetë e vështirë të rrisësh dhe të edukosh tre fëmijë. Në një intervistë për E!online, aktorja ka rrëfyer se edukimi i fëmijëve është një punë që zgjat gjatë gjithë jetës.
“Unë mendoj se edukimi i fëmijëve është një punë që zgjat gjatë gjithë jetës dhe vlerat nuk janë diçka që mund t’ua mësosh vetëm me tri fjalë. Ato duhen treguar”,- është shprehur aktorja në mbrëmjen e fondacionit “Save the Children “.
Garner publikisht ka mbështetur organizatën e cila promovon të drejtat e fëmijëve. Për sa kohë Violet, Seraphina dhe Samuel i ndjekin me kujdes këshillat e mamit të tyre dhe ndjekin shembullin e saj, Garner shprehet se kështu ka arritur të fitojë gati gjysmën e betejës së të qenit prind.
“Gjëja më e rëndësishme në këtë moshë është të kenë një model. Kur ata të rriten shpresoj që të ecin para me hapa të sigurt, por për momentin është e rëndësishme që ata të vlerësojmë punën që ne po bëjmë. Nëse ty të interesojnë ndjenjat e njerëzve apo kujdesesh për ta, po kështu do të bëjnë edhe fëmijët. Unë përpiqem të jap versionin më të mirë të vetes”,- ka përfunduar aktorja./Blitz.al/

Komento
Shperndaje