Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Garner shtatzënë me Ben Affleck?

Jennifer Garner shtatzënë me Ben Affleck?
May 21
11:47 2016

Një nga truket më të vjetra të femrës për të mbajtur pranë bashkëshortin është shtatzënia.

Pikërisht këtë gjë ka bërë edhe Jennifer Garner, e cila është shfaqur nga pushimet në Paris me Ben Affleck me barkun e fryrë.

“Miqtë e çiftit po presin lajmërimin se Jen është shtatzënë”, – thonë burimet për RadarOnline.com.

Nga ana tjetër, burime pranë aktores thonë se ajo ka dashur gjithmonë të kishte një fëmijë me Affleck që pas ndarjes së tyre në    qershor të vitit të kaluar.

Çifti deklaroi se ndarjen vitin e kaluar, pas një martese 10-vjeçare dhe pas lindjes së 3 fëmijëve, por ajo ndarje nuk u hodh kurrë në letër. Affleck dhe Garner nuk u divorcuan kurrë dhe herë ndaheshin e më pas bashkoheshin prapë.

Lindja e fëmijës së katërt vjen bashkë me shpresën për një stabilizim të familjes së çiftit të famshëm të Hollivudit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje