Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Garner: Jam duke dalë me Brad Pitt…

Jennifer Garner: Jam duke dalë me Brad Pitt…
October 04
13:35 2016

Çifti Jolie-Pitt vazhdon të jetë dyshja më e komentuar në Hollywood.  Në një përpjekje për t’u dhënë paparacëve një informacion më shumë apo thjesht diçka që me siguri do të përflitej dhe krijonte zhurmë, Jennifer Garner  ka vendosur të bëjë një shaka. Disa gazetarë po e ndiqnin pasi ajo ishte kthyer nga palestra duke dashur të merrnin më shumë informacion rreth marrëdhënies së saj me Ben Affleck. Ata e pyetën se si po shkojnë gjërat mes saj dhe aktorit duke qenë se kohët e fundit është thënë se ata nuk shkojnë mirë.

Përgjigjja e Garner ka qenë e thjeshtë:

“Brad Pitt dhe unë jemi duke dalë bashkë”.

“Ti po del me Pitt?”- e pyetën gazetarët.

Duke qeshur, Jennifer ka pohuar dhe ka vazhduar me humor të luajë rolin deri në momentin kur u largua me makinë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje