Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Garner dhe Ben Affleck ndërrojnë mendje në lidhje me divorcin

July 14
10:34 2016

...

Është përfolur se mes Jennifer Garner dhe aktorit Ben Affleck gjërat kanë marrë fund, por sipas informacioneve të fundit aktorja e ka lënë në pritje divorcin me pretendimin se Affleck nuk dëshiron të ndahet.

Çifti ka nga martesa tre  fëmijë: Violet 10 vjeç, Seraphina 7 dhe Samuel 4 vjeç. Vitin e kaluar ata njoftuan se martesa e tyre prej 10 vitesh kishte marrë fund, por procedurat deri tani duket se janë ngadalësuar. Një burim i afërt me Garner pohon se fillimisht çështja e divorcit dukej se do të përfundonte shpejt, por më vonë diçka ndodhi, duket se nuk do të shkojnë më në atë drejtim. “Jen është ende e dashuruar me bashkëshortin e saj, edhe pse nuk e shpreh dhe u është dedikuar fëmijëve. Nëse do të ishte në dorën e Ben, ata sot do të ishin bashkë. Ai ndjen se nuk mund të jetojë pa Jennifer-in”.

Një javë më parë, një burim për “People” u shpreh se çifti kishte hequr dorë nga divorci, sidomos pas pushimeve që kaluan bashkë me fëmijët në Europë.

Komento
Shperndaje