Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Garner dhe Ben Affleck do të marrin surprizën më të bukur këtë fundvit

Jennifer Garner dhe Ben Affleck do të marrin surprizën më të bukur këtë fundvit
December 22
13:17 2016

Jennifer Garner dhe Ben Affleck do të bëhen prindër shumë shpejt. Duket se ata do të marrin një dhuratë shumë të bukur pikërisht ditën e Krishtlindjes. Sipas miqve pranë çiftit, dy aktorët janë duke u përpjekur ta mbajnë të fshehtë lajmin. Megjithatë është pohuar se fëmija që do të lindë shumë shpejt është një djalë.  Ky është fëmija i katërt i çiftit hollivudian.

Sipas revistës OK, edhe pse ata kanë pasur disa mosmarrëveshje, kanë vendosur t’i japin edhe një tjetër mundësi  marrëdhënies së tyre për shkak të ardhjes në jetë të vogëlushit.

“Ben e adhuron faktin që ardhja e këtij vogëlushi do të balancojë, në një farë mënyre, familjen e tyre. Është një ëndërr e bërë realitet”,- ka thënë burimi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje