Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Aniston: Nëse nuk ke një fëmijë, një bashkëshort apo të fejuar në krah atëherë etiketohesh si e padobishme

Jennifer Aniston: Nëse nuk ke një fëmijë, një bashkëshort apo të fejuar në krah atëherë etiketohesh si e padobishme
December 01
14:46 2016

Jennifer Aniston ka dhënë një deklaratë serioze lidhur me mosvlerësimin dhe mosbesimin ndaj grave, të cilat nuk kanë një fëmijë.  Muajin e kaluar ajo tha se nuk dëshironte që të tjerët ta shihnin si një person të trishtuar nisur nga fakti që nuk është bërë nënë.

Aktorja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin Lorraine dhe është shprehur: “Nëse nuk ke një fëmijë, një bashkëshort apo të fejuar në krah atëherë etiketohesh si e padobishme dhe se nuk po arrin qëllimin e jetës”.

Jennifer është martuar me Justin Theroux në gusht 2015 dhe hodhi poshtë zërat pak muaj më parë për një shtatzëni të mundshme.  Aktorja sqaroi se bëhej fjalë për disa kilogramë të shtuar. Sakaq ajo ka treguar për periudhën e artë të karrierës, pjesëmarrjen në serialin komik “Friends”.

“Sinqerisht mendoj se ajo kohë është një nostalgji e bukur. Jo vetëm filmi, por edhe koha. Ne nuk ishim aq të dhënë pas teknologjisë”,- është shprehur aktorja e njohur./Blitz.al/

Komento
Shperndaje