Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Aniston, në pritje të ëmbël

Jennifer Aniston, në pritje të ëmbël
June 15
19:01 2016

Nuk ishte një moment shumë i lumtur në jetën e Aniston pas tronditjes që pësoi pas vdekjes së nënës së saj si dhe ndarjes nga bashkëshorti Justin Theroux. Por në mes të këtyre trazirave duket se Jennifer pati fatin të përjetojë lajmin më të bukur: ajo është shtatzënë.

Që prej fillimeve të lidhjes me Justin, ajo kishte treguar hapur dëshirën për të pasur një fëmijë me të. Ndonëse gjërat nuk shkuan ashtu siç ajo i kishte planifikuar dhe dëshiruar, duket se lutjet i janë dëgjuar. Fillimisht pati disa thashetheme për një shtatzëni të mundshme të saj pasi në fund të muajit maj ajo ishte parë teksa ecte në Nju  Jork, e veshur me një pallto të madhe posaçërisht për të mbuluar barkun. Siç duket, zërat nuk kanë mbetur vetëm në kuadrin e thashethemeve dhe gjithçka është konfirmuar.

Ndërkohë, kjo shtatzëni koincidon edhe me promovimin e filmit të ri ku luan Jennifer Aniston, “Mother’s Day” (Dita e nënës), fakt që do t’i shtojë magjinë pritjes së ëmbël.

Duket se gjërat mes çiftit Jenn – Justin janë duke u rregulluar pas këtij lajmi të bukur.

 

Shperndaje