Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeniffer Lopez, një dedikim për viktimat e Orlandos

Jeniffer Lopez, një dedikim për viktimat e Orlandos
July 08
15:48 2016

Jeniffer Lopez dhe Lin Manuel Miranda kanë vendosur të bëjnë një këngë me titull “Love make the World go around” në kujtim të viktimave të tragjedisë në Orlando. Të ardhurat e këngës do të shkojnë për bamirësi  në organizatën “Hispanic Federation’s Proyecto Somos Orlando”, e cila është hapur për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që u prekën nga kjo tragjedi.

Lin Manuel Miranda ka thënë se Jeniffer Lopez është pikërisht personi që ai ishte duke kërkuar për këtë këngë. Madje ai ka thënë se ka diskutuar me Jeniffer për të përgatitur një këngë për dashurinë, urrejtjen dhe frikën. Arti është rruga e duhur për t’u bashkuar sado pak me këtë dhimbje. Për këtë arsye zgjodhën të sjellin te publiku këtë këngë.

Kënga “Love make the World go around” është publikuar në Itunes dhe së shpejti do të jetë edhe në Youtube.

Etiketimet
Shperndaje