Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeni gati për “‘boom”-in e radhës të The Weeknd?

Jeni gati për “‘boom”-in e radhës të The Weeknd?
November 16
19:17 2016

Pas një mungese prej disa muajsh, The Weeknd u rikthye fuqishëm me albumin e tij të ri, “Starboy”, ku përfshihet kënga hit me të njëjtin titull “Starboy” dhe “False Alarm”.

Mesa duket, Abeli (emri i vërtetë i The Weeknd) nuk është akoma i kënaqur me këtë sukses dhe ka vendosur të publikojë këtë të premte dy këngë të reja. Bëhet fjalë për “Party Monster” dhe bashkëpunimi tjetër me Daft Punk, “I Feel It Coming”. Kujtojmë se Daft Punk është “përgjegjës” për ritmin e “Starboy” (këngës), sepse ai është bashkëpunëtori i The Weeknd për këtë këngë. Nga kjo kuptojmë se kënga do të jetë një hit i vërtetë. Kurse e para, pra “Party Monster”, mund të jetë një himn për të gjithë ata që duan festat.

E gjitha pritet për t’u parë të premten, por Abel, mos e merr kaq seriozisht! /Blitz.al/

 

cxzwkzousaaphvm

cxzwkzbveaana9s

Komento
Shperndaje