Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jeni adhurues të supës apo e urreni atë? Oprah Winfrey ka një mesazh për ju të gjithë

Jeni adhurues të supës apo e urreni atë? Oprah Winfrey ka një mesazh për ju të gjithë
January 17
09:14 2017

Moderatorja mjaft e njohur Oprah Winfrey sapo ka publikuar një libër gatimi me plot 19 receta supe. Duke qenë se ajo ka humbur mjaft peshë, shumë njerëz kujtojnë se recetat e supave lidhen pikërisht me ndonjë dietë që ajo ka ndjekur. Por në fakt është shumë më e thellë se sa kaq.

Për të gjithë ata që ndoshta nuk e dinë, Oprah ka jetuar në një familje tmerrësisht të varfër dhe shumë ushqime të shijshme kanë munguar në tryezën e saj kur ajo ka qenë e vogël. Një ndër to është edhe supa.  E ftuar në një emision “The Late Show”, moderatorja ka rrëfyer më shumë rreth kësaj.

“E vogël unë ndiqja një serial dhe në fund të tij gjithnjë jepej një reklamë ku një nënë i ofronte supë të birit me një tenxhere të madhe. Dhe sa herë e shikoja mendoja: “Oh Zot, fëmijët e bardhë mund të marrin supë prej nënave të tyre, ah sikur edhe mamaja ime të më bënte supë!”. Duke qenë se nuk ia kisha idenë, automatikisht e lidhja supën me ndjesinë e dashurisë në familje”, – është shprehur ajo.

Ndërkohë ka treguar se mamaja e saj punonte si pastruese në  disa shtëpi dhe nuk kishte kohë të merrej me kapriço të tilla si supa dhe ndaj Oprah nuk ia përmendte asnjëherë. Ajo gjithashtu ka treguar se ka pasur raste kur ajo dhe familja e saj realisht nuk kanë pasur asgjë për të ngrënë.

“Unë besoj në fuqinë e supës. Nëse kërkoni një këshillë ushqimi nga unë është kjo: Bëni një supë të mirë, ndihuni ngrohtë në trup dhe shpirt, ftoni dikë në tavolinë, bisedoni gjëra të këndshme dhe argëtohuni! E gjithë kjo atmosferë është lehtësisht e krijueshme vetëm duke konsumuar supë. Nuk ka rëndësi nga çfarë vendi, tradite apo kulture vjen: supa është dashuri”, – ka përfunduar ajo. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje