Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jemi jashtë shtetit apo janë thjesht Ledri dhe Buta që na çuan mbi re?

Jemi jashtë shtetit apo janë thjesht Ledri dhe Buta që na çuan mbi re?
July 29
12:27 2017

Prej kohësh, Ledri Vula dhe Buta na kishin paralajmëruar se do të sillnin një bashkëpunim, i cili premtonte shumë. Pak minuta më parë ata kanë publikuar projektin e tyre “Mbi re”. Sapo klipi fillon të lë përshtypjen e një projekti të huaj: dy çuna “cool” të pozicionuar në një makinë dhe duke bërë gjënë që dinë të bëjnë më mirë: rep.

Për Ledrin, kjo është kënga e tretë për këtë sezon veror. “Mbi re” ka pasuar “U harrum” dhe “Nona”, dy projekte të cilat kanë fituar popullaritet të madh deri tani e shpresojmë që edhe ky bashkëpunim të ketë fatin e dy të parave. Buta është një reper i ri por me një stil shumë të veçantë në të kënduar. Kombinimi i tij me Ledrin do të thotë dy repera stili në një këngë. Ndiqni në vijim klipin e këngës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje