Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jean-Claude Van Damme acarohet: Mediat më kanë bërë të njëjtat pyetje për 25 vite me radhë. Mjaft më!

Jean-Claude Van Damme acarohet: Mediat më kanë bërë të njëjtat pyetje për 25 vite me radhë. Mjaft më!
July 29
16:06 2016

Jean-Claude Van Damme, një nga ikonat e filmave aksion të Hollywood-it, është shprehur se është lodhur nga pyetjet e mërzitshme që shtypi i drejton.

Në një intervistë për një emision mëngjesi në Australi, ai ka dhënë një deklaratë për marrëdhënien që ka pasur me këngëtaren Kylie Minogue dhe pikërisht në një moment është shprehur i lodhur me shtypin.

“Më vjen keq djema, nuk mundem ta bëj më këtë! Mediat më kanë bërë të njëjtat pyetje për 25 vite me radhë.  Si ka qenë marrëdhënia me Kylie-n? Si po shkon trajnimi juaj? Si po ju shkon kjo? Si po ju shkon ajo? Janë të mërzitshme. Pyetja tjetër, keni diçka interesante për të më pyetur?”- është shprehur ai.

Mos filmoni! Çfarë dreqin po ndodh në Australi? Nuk mundem ta bëj këtë”.

Goran Kurkioski, CEO i Fast Track Events, i cili po promovon aktorin në një turne në Sydney dhe Melbourne, deklaroi se Van Damme  nuk është ndier rehat në një studio të mbipopulluar, që nuk kishte ajër të kondicionuar ndaj dhe xhirimi u shty.

Kylie dhe aktori patën një romancë të shkurtër në filmin “Streetfighter” në vitin 1994. Ai tha për “The Guardian” se do të ishte jonormale nëse nuk do të kishte një flirt mes tyre. Ajo ishte gjithë kohën duke buzëqeshur dhe sharmante./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje