Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Je injorante, mos bëj politikë me veshjen” – Stefano Gabbana, sherr me Miley Cyrus

“Je injorante, mos bëj politikë me veshjen” – Stefano Gabbana, sherr me Miley Cyrus
June 20
08:37 2017

Një postim i këngëtares së njohur Miley Cyrus në Instagram është bërë mollë sherri mes saj dhe stilistit të njohur Stefano Gabbana.

Miley ka publikuar një foto të vëllait të saj Braison, i cili kishte sfiluar për D&G në Milano Fashion Week.

Fillimisht ajo i shkruan një koment inkurajues vëllait të saj, por gjithashtu nuk harron të përmendë markën e veshjeve për të cilën thotë: “D&G, nuk jam fare dakord me politikat e tua”.

Por kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak stilistit të mirënjohur, i cili i zemëruar i është kundërpërgjigjur:

Ne bëjmë veshje dhe nëse ti mendon të bësh politikë me një postim je thjesht një injorante”.

Kjo përplasje mes tyre është komentuar pafund nga të gjithë komentuesit që janë ndarë në kampe, midis këngëtares dhe stilistit.

Vëllai i këngëtares është zgjedhur për të sfiduar në pasarelën e Milanos dhe Miley është ndierë krenare për këtë fakt, duke postuar foton e tij: “Nuk ka qenë kurrë një ëndërr e vëllait tim të jetë model.  Ai është një nga muzikantët më të talentuar që kam dëgjuar, por është një karakteristikë e familjes Cyrus, të provojnë gjithçka, të paktën një herë në jetë, dhe të përqafojnë mundësitë që të inkurajojnë të bësh një hap jashtë zonës tënde”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje